Përcaktohen përballjet e play-off-it të Superligës së Kosovës në volejboll (femrat).
Të katërt ekipet me padurim presin sfidat dhe secila synon finalen e madhe.
Kampione e pjesës së rregullt të kampionatit është Drita e Gjilanit me 51 pikë.
Fer Volley renditet në vend të dytë me 47 pikë etj.
Në Play-off, i cili fillon më 20/21 prill, ndeshen Drita - Skenderaj dhe Fer Volley - M. Technologie.