Kombëtarja e Kosovës U19, femrat, është mposhtur në përballjen e dytë kualifikuese për Kampionatin Evropian, nga Hungaria, me rezultat 3:0 (25-10, 25-15, 25-10), në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve.
Hungarezet treguan lojë shumë më të mirë.
'Dardanet' e reja takimin e tretë, në kuadër të Grupit I, e luajnë kundër Turqisë, të dielën, me fillim nga ora 16:00.
Turqia ka mposhtur Estoninë 3-0 (25-18, 25-14, 25-10), në ndeshjen e dytë të Grupit I, kualifikues për Kampionatin Evropian U19, femrat.