Tirana është skuadra e parë finaliste e play off-it në volejboll për meshkuj. Bardheblutë e trajnerit Sako mposhtën 3-0 Vllazninë në Shkodër, në sfidën e dytë gjysmëfinale, duke siguruar matematikisht kualifikimin. Tirana patfituar po 3-0 edhe përballjen e parë në kryeqytet.
Ndeshja e dytë ishte sërish një dominim i ekipit kryeqytetas, që në të trija setet pati epërsi në fushë. Tirana fitoi 25-18, 25-20 e 25-13 tri setet, duke mos e vënë në asnjë moment në diskutim fitoren e kualifikimin.
Në gjysmëfinalen tjetër, Erzeni mposhti 3-1 Partizanin, ndërkohë që të “kuqtë” patën fituar po me këtë rezultat sfidën e parë. Për pasojë, emri i finalistit të dytë do të dalë nga ndeshja e tretë, që do ët zhvillohet javën e ardhshme në kryeqytet.
Partizani e nisi mirë takimin, duke fituar 25-20 setin e parë, por më pas erdhi përmbysja e ekipit shijakas. Vendasit fitojnë 25-17, 25-19 e 26-24 tri setet e tjera. Në setin e katërt loja ka emocione, por Erzeni fiton e rihap garën për kualifikimin.
Meshkuj-Gjysmëfinale play off
Tirana – Vllaznia, 3-0
Partizani – Erzeni, 3-1
Vllaznia – Tirana, 0-3
Erzeni – Partizani, 3-1