Ferizaj ka mposhtur 3-0 (25-14, 25-22, 25-21) Lubotenin, në ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Kupës së Kosovës, meshkujt, për të kaluar në finale.
Ferizajasit treguan paraqitje dominuese, derisa siguruan finalen e kompeticionit ku do të ndeshen me Pejën, e cila më herët gjatë ditës kishte mposhtur Dritën.
Peja në finale të Kupës së Kosovës, në konkurrencën e meshkujve.
Pejanët kanë mposhtur 3-0 (25-22, 25-15, 25-16) Dritën, në gjysmëfinalen e së shtunës, për të siguruar finalen e madhe që luhet të dielën, me fillim nga ora 17:15.