Drita e Gjilanit ka triumfuar në finalen e Kupës së Kosovës, për ta fituar trofeun prestigjioz në volejbollin e Kosovës.
Ishte një rikthim sensacional nga ekipi i Lorik Ilazit, i cili arriti të përmbysë rezultatin nga 0:2 në 3:2 (24:26, 21:25, 25:13, 25:17, 15:13) në sete, për të fituar trofeun e parë këtë sezon.
Federata e Volejbollit të Kosovës uron Dritën për suksesin e arritur.
Fer Volley me gjtihë lojën e mirë, të pafat, Drita feston në Prishtinë.