Peja synon edhe titullin e kampionit pas trofeut të Kupës së Kosovës në volejboll.
Pejanët kërkojnë fitoren e radhës ndaj Dritës së Gjilanit dhe të kualifikohen në finalen e madhe.
KV Peja e ka fituar takimin e parë, tani synon edhe fitoren tjetër në kuadër të gjysmëfinales së play-off-it.
Volejbollisti më i mirë në Kosovë, Bardhyl Hajdaraj, anëtar i KV Peja, tha se kanë ekip shumë të mirë dhe beson se edhe titulli do të jetë në vitrinat e klubit të tij.
“Pejën në play - off e shoh si kurrë më shumë kampion.
Duke e pa organikën tonë dhe eksperiencën tonë, mendoj që jemi ekip për t’u mundur këtë vit
Kupen e kemi sjell në Pejë, edhe rrugë e njëjtë pritet edhe për titullin e kampionatit”, tha Hajdaraj për gazetën kombëtare “Bota sot”. Nesër në orën 20.30 do të takohen Drita - Peja.