Drita e Gjilanit mobilizohet për sfidën e dytë të gjysmëfinales së Play-Off-it të Superligës së Kosovës në volejboll (meshkujt).
Drita synon fitore ndaj Pejës dhe të barazohet në seri të fitoreve, pasi që sfidën e parë e humbi me 3:1.
“KV Drita luan ndeshjen e 2-të gjysëmfinale të play-off-it në Superligen e Volejbollit A, nesër në Gjilan nga ora 20:30 kundër kampionit aktual, KV Peja.
Djemtë e Dritës kanë nevojë për përkrahje maksimale për këtë ndeshje dhe ftojmë të gjithë qytetaret e Gjilanit dhe tifozët “Intelektualët” të jenë prezent në palestren e sporteve, “Bashkim Selishta – Petriti”.
Kjo skuadër me moshën mesatare më të re nga gjitha skuadrat tjera pjesëmarrëse në Superligë e meriton një përkrahje për arritjet dhe paraqitjet në parket, pasi së bashku jemi më të fortë”, - njofton KV Drita. Dritën vetëm fitorja e mban në garë.