Grumbullimi i dytë përzgjedhës i Kombëtares U22, meshkujt!
Djelmoshat e drejtuar nga Faton Mustafa dhe Blendi Haxhikadrija edhe në grumbullimin e dytë kryesisht u testuan për afësitë fizike dhe teknike, në grumbullimin që u mbajt në Gjakovë.
Kombëtarja U22 këto grumbullime po i mban si parapërgatitje për kualifikueset e Kampionatit Evropian U22, i cili zhvillohet mes datave 19-22 maj.
Ndeshjet e Grupit E ku, përveç Kosovës, marrin pjesë edhe Holanda. Azerbajxhani dhe Sllovakia, do të organizohen nga Federata e Volejbollit të Kosovës në Prishtinë.