Ka kohë që i mungon sportit skofiar, volejbollistja e spikatur Drenusha Asllanaj.
Ajo tani e dy vite është jashtë fushës së lojës pikërisht pas lindjes së vajzës Dua!
Mungesa e saj po vërehet shumë, një volejbolliste e përsosur apo një profil që i mungon këtij sporti.
Drenusha me vajzën Dua
Fakti tjetër është se vjen prej një familje volejbollistesh, Shemsije Asllanaj ka qenë volejbollistja më e mirë e të gjitha kohërave dhe Marigona Asllanaj, dikur një lojtare për lakmi!
Drenusha ka luajtur me sukses edhe në fanellën e Kombëtares së Kosovës, por cila është dëshira e saj?
“Me ka marr malli shumë për volejbollin, se kisha menduar kështu as vet. Po me mungon shumë, tani kur po i shoh finalet, me shumë emocion po i shikoj. Dhe kur po e shoh që nuk është ish ekipi im (M-Technologie) në finale po me dhemb.
Mirëpo, familja është në radhë të parë dhe Dua po rritet e shpresoj te rikthehem”, thotë Drenusha për gazetën kombëtare “Bota sot”.
Dua në mes të topave, vajza e Drenushës
Drenusha luan në pozitën e pasueses dhe nuk ka më shumë se 27 vjeç.
Ajo nuk ka dhënë më shumë detaje se ku do të luajë në të ardhmen, por i dhemb shumë shpirti që nuk është në fushën e lojës. Beson e shpreson se do të rikthehet në parket, me gjasë edhe në vjeshtë e këtij viti.
Vajza e saj tani është 9-mujashe, ndërsa Drenusha shpreson se Dua do të bëhet një volejbolliste e spikatur ashtu si vet ajo dhe tezja e saj, Shema.