Kryetranerja e Tiranës, Amarilda Prenga, beson e shpreson në fitore kundër Skënderbeut, në ndeshjen e katërt të finales së play - off-it të Kampionatit Shqiptar në volejboll.
Finalja e katërt luhet në sallën e sporteve “Asllan Rusi” në Tiranë, duke filluar në orën 19.00.
Tirana është e përgatitur në çdo aspekt dhe vetëm fitorja e mban në garë për titull.
“Jemi 2 me 1 për Skënderbeun me ndeshje.
Janë ato në avantazh. Ne shpresojmë të bëhemi 2:2, që të luhet finalja në Korçë”, thotë Prenga për gazetën kombëtare “Bota sot”.