Të premten, Kosova U22 zhvillon miqësore kundër Shqipërisë në Tiranë.
Kombëtarja U22, meshkujt, e Kosovës në volejboll po vazhdon përgatitjet në Gjakovë, para ndeshjeve kualifikuese për Kampionatin Evropian të cilat luhen mes datave 19-22 maj.
Dardanët' e rinj do t'i zhvillojnë të gjitha ndeshjet e Grupit E, kualifikues, në Prishtinë, nën organizimin e Federatës së Volejbollit të Kosovës.
Selektori, Faton Mustafa dhe trajnerët Blendi Haxhikadrija, Fatlum Hajrizi dhe Butrint Bytyqi do të kenë mundësi të shikojnë nga afër gjendjen dhe formën e ekipit në përballjen kundër Shqipërisë, derisa kërkojnë rezultate pozitive në grupin kualifikues për Evropian, ku do të kenë teste të vështira kundër Kombëtareve si Holanda, Azerbajxhani dhe Sllovenia.