Drita fiton sfidën me përmbysje, kampion i ri i Kosovës!
Drita e Gjilanit ka shënuar fitore në taj-brek me rezultat 3:2 (20:25, 25:20, 21:25, 25:23, 15:11) ndaj Fer Volley-t, në ndeshjen që u zhvilluan në palestrën e sportit “Bill Clinton” në Ferizaj.
Në një atmosferë të mirë, rreth 1.000 shikues, panë lojë të mirë.
Drita është kampion i ri, e cila e mposht me 3:1 Fer Volley-n në seri të finaleve të play-off-it të Superligës së Kosovës në volejboll.
Në setin e parë, volejbollistet e Fer Volley-t, treguan lojë më të mirë duke triumfuar me rezultat 25:20.
Kampionet iu hakmorën vendasve në setin e dytë, duke fituar me 20:25 dhe barazohet rezultati 1:1.
Në setin e tretë, vjen në shprehje talentja 17-vjeçare Driola Ajvazi, e cila ka qenë enigmë e pazgjidhur për Dritën.
Fer Volley fitoi setin e tretë me 25:21, duke avancuar me rezultat 2:1.
Seti i tretë u përshkrua me lojë të mirë, por vashat nga Ferizaj treguan përqendrim, duke udhëheq me 12:7, duke u ngushtuar në 20:19 dhe barazohet në 21:21. Drita e fiton setin me 23:25. Në setin taj-brek, Drita më e mirë dhe ngadhënjeu me 15:11.
Lorik Ilazi, kryetrajner i Dritës, është sikur në qiellin e shtatë, duke festuar me vashat e tij.