Krerët e FVK-së vizitojnë Kombëtaren U22 në Gjakovë!
Presidenti i Federatës së Volejbollit të Kosovës (FVK), Bahri Gjinovci dhe Sekretari i Përgjithshëm, Valon Nikqi vizituan sot - e martë - kontigjentin e volejbollistëve dhe stafin e trajnerëve të Kombëtares U22 të Kosovës në kampin stërvitor në Gjakovë, aty ku po kryhen të gjitha përgatitjet e nevojshme para sfidave evropiane të fundjavës.
Gjinovci dhe Nikqi patën rastin që nga afër të përcjellin procesin përgatitor, derisa i uruan fat ekipit dhe stafit teknik në kualifikueset e Grupit E të Evropianit, ndeshjet e të cilit zhvillohen mes datave 20-22 maj në Prishtinë, nën organizimin e FVK-së.
Kosova do të ketë punë kundër Kombëtareve si Holanda, Sllovakia dhe Azerbajxhani në këtë grup.