Një heshtje e gjatë e klubit të volejbollit Prishtina F, klubi më të vjetër në kryeqytet.
Klub që ka zgjedhur heshtjen si armën më të fortë në vitet e fundit, duke mos u deklaruar në asnjë rrethanë se si ndodhi që të bien në Superligën B.
Superliga A, pa Prishtinën F nuk do të ketë edhe shijen e saj, pa një klub me traditë që doli kampione në vitin 2011 - 2012 e 2012 - 2013 dhe fituese e Kupës së Kosovës.
Mehdi Mehmeti
Megjithatë, drejtori sportiv i KV Prishtina F, Mehdi Mehmeti, ka thyer heshtjen e gjatë të tij e të klubit.
“Po t’i kishte klubi buxhet vjetor 40-50 mijë euro, do të kisha fituar titullin dhe Kupën e Kosovës, po ashtu do të garoja pa asnjë problem në Kupat Evropiane dhe do të lartësoja shtetin tim, sepse gjithë sakrificën që kemi bërë në vitet e 90-ta (1991-1999), ka qenë për shtet dhe të garojmë si klube në Kupat Evropiane”, tha Mehmeti për gazetën kombëtare “Bota sot”.
Klub pa sponsor por që ia del disi duke iu falënderuar edhe Komunës së Prishtinës që e mbështet me mjete financiare.
“Falënderoj Komunën e Prishtinën, e cila është e vetmja që po na mbështet”, thotë Mehmeti.