Kosova U-22 pëson edhe një humbje, ksëaj radhe nga Sllovakia.
Kombëtarja U-22 e Kosovës, meshkujt, ka pësuar humbjen e dytë në kuadër të Grupit E, kualifikues për Kampionatin Evropian, nga Sllovakia me rezultat 3-0 (25-08, 25-13, 25-13).
Në ndeshjen e zhvilluar në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë - aty ku po zhvillohen të gjitha përballjet e Grupit E, nën organizimin e Federatës së Volejbollit të Kosovës - "Dardanët" u munduan të bëjnë më shumë ndaj një rivali të fortë si Sllovakia, por eventualisht nuk arritën të evitojnë disfatën.
Ekipi ynë ndeshjen e fundit të grupit e zhvillon të dielën, me fillim nga ora 16:00, kundër favoritit të grupit Holandës.