Volejbollistja Fatjona Berisha i bashkohet ekipit nga Peja, Suti Sport. Fatjona shprehet e lumtur që iu bashkua një ekipit që ka synime të mëdha për edicionin e ri.
Volejbollistja së fundi ka luajtur për ekipin ferizajas, Kastrioti.
“Në këtë sezon do të jem pjesë e KV Suti Sport.
Është privilegj për mua të luaj në këtë klub i cili njihet për arritjet e tij dhe për disiplinën që e karakterizon.
Të jem pjesë e këtij klubi besoj që do të jetë kënaqësi e dyanshme, pasi që unë do e jap maksimumin tim si çdo herë.
Nuk do të ju zhgënjej dhe do te mundohem që ta marr më te mirën prej jush në mënyrë që klubi të shkëlqej në mënyrën më të mirë të mundshme”, ka shkruar Fatjona.