Dy burra të heshtur tash për tash por që dijnë shumëçka për volejbollin e Kosovës.
Ish nënkryetarët e Federatës së Volejbollit të Kosovës, Hysni Prelvukaj e Visar Alimehaj, i dijnë të gjitha të mirat dhe të këqijat në sportin skofiar.
Si njëri dhe si tjetri, tani për tani janë të rezervuar dhe njëri prej tyre shumë shpejt edhe mund të hapë kutinë e zezë për të gjitha ato që kanë ndodhur në prapaskenë. Jo vetëm ata, edhe Mehdi Mehmeti nuk është larg mendsh.
Visar Alimehaj
Pritet edhe një emër i ri (është duke menduar) të del në skenë edhe të tregojë për të padëgjuarat deri me tash që kanë ndodhur me vitet në këtë sport.
Hysni Prelvukaj
Prelvukaj e Alimehaj, të parët ishin që ngritën shqetësimet për abuzime seksuale, madje ky i fundit ka kërkuar që edhe të mbajnë se seminare dhe të luftohet kjo dukur në secilin sport. Kohën kur këta ngritën shqetësimet, duket se nuk ndihet një rehati në shumë sporte!