Ekipi i Prishtina Volley - M ka shënuar rezultate të shkëlqyeshme për grupmoshat e reja, duke u kualifikuar në finalen e madhe të Kampionatit të Kosovës.
“Kanë përfunduar ndeshjet e rrethit të dytë të Grupit të parë të kampionatit të Kosovës në volejboll për meshkuj, për grupmoshën U16, ndërkohë që skuadra jonë e njomakëve Prishtina Volley – M, u kualifikua në finale, duke qenë se i përfundoi garat e grupit përkatës në vendin e parë.
Drejtuesit e Klubit të volejbollit Prishtina Volley-M, përgëzojmë njomakët e kryeqytetit për këtë sukses të arritur me trajnerin e tyre Skënder Lajqi dhe u dëshirojmë sukses në pjesën finale, ku pritet të përcaktohet kampioni i Kosovës për grupmoshën U16.
Gjatë kësaj fundjave pritet të zhvillohen ndeshjet e grupeve të tjera (2 dhe 3), nga të cilat do përcaktohen skuadrat e tjera të pjesës finale për këtë grupmoshë”, njofton KV Prishtina Volley –M.