Volejbollisti Adriatik Kajtazi është si oksigjen për kampionin e ri Peja.
Kajtazi është lojtar që bën diferencë në elitë e volejbollti të Kosovës dhe është lajmi më i mirë për KV Pejën, që ai vazhdon edhe më tutje në këtë mjedis të organizuar.
“Adriatik Kajtazi vazhdon edhe për 1 sezon me ekipin kampion.
Lojtari më shumë përvojë, që luan në pozitën e pasuesit dhe bart numrin 1, ka vazhduar kontratën me klubin tonë edhe për një sezon tjetër.
Me renovimin e kontratës së Kajtazit priten edhe ardhje tjera, që kanë për synim përsëritjen e sukseseve të sezonit të kaluar.
Por, surprizat nuk kanë të ndalur me kaq!”, njofton KV Peja.