Klubi më i vjetër në kryeqytet në konkurrencën e femrave, Prishtina F, së shpejti do të ketë edhe kryetrajnerin e ri.
Klubi ka planet e saja për edicionin e ri në Superligën B.
I vetmi klub në Kosovë që dominohet nga gjinia femërore, 70 për qind është kryesia femra.
Synimet e klubit janë që të ndërtojnë lojtare dhe të rikthehen aty ku e kanë vendin e merituar, në elitën e volejbollit të Kosovës.
Brenda klubit nuk japin detaje se më kë po bisedojnë, por njoftojnë për gazetën kombëtare “Bota sot”, se shpejti do të emërohet kryetrajner i ri!