Kosova arrin fitore të madhe në Kampionatin Ballkanik të Beach Volleyt kundër nikoqirit të kompeticionit, Rumanisë.
Dyshja Melirona Avdullahu/Yllka Jashari ka treguar paraqitje brilante kundër çiftit nga Rumania Keresztesi Alexandra/Culda Bianca.
Vashat tona fituan me rezultat 2:0 (21:14, 21:12), për të regjistruar fitoren e parë në këtë Kampionat.
Në çerekfinale, vashat e drejtuara nga trajnerja Vildane Jashari do të takohen sërish me Rumaninë, në përballjen që luhet sot me fillim nga ora 17:00.