Ekipi i Fer Volley ka ambicie të mëdha për edicionin e ri 2022-2023 në elitën e volejbollit të Kosovës.
Synimi i ferizajasve është që të ruajnë edhe skeletin e volejbollisteve dhe po ashtu edhe të përforcohen me ndonjë volejbolliste.
Faqja zyrtare e klubit njofton se me Raçin kanë vazhduar edhe për një vit.
“Gresa Raçi e para!
Sot është arritur marrëveshje me liberon Gresa Raçi e cila në sezonin e fundit tregoi paraqitje fantastike nga ku edhe u dakorduam për vazhdimin e bashkëpunimit edhe për një vit.
Gresës o urojmë shëndet dhe na priftë e mbara”, njofton KVF Fer Volley.