Volejbollistja Aneta Beqiri nuk i ndahet Fer Volley të Ferizajt! Ajo i mbetet besnike ekipit, me synime të mëdha për edicionin e ri 2022-2023 në Superligën e Kosovës.
Aneta është ndër lojtaret më luftarake në ekipin ferizajase.
“Aneta Beqiri vazhdon edhe për një sezon.
Organizatorja e lojës Aneta Beqiri sot ka vazhduar bashkëpunimin me klubin
Edhe pse sezonin e kaluar konkurrenca në pozitën e saj ishte shumë e fortë,
Aneta tregoi paraqitje mjaftë të mira në ndeshjet ku edhe u inkuadrua, ne besojmë se tani Aneta është gati të marr përgjegjësin e plotë në rolin e saj.
Anetës i urojmë shëndet dhe paraqitje sa më të mira në sezonin që po vjen”, - njofton Fer Volley.