Kombëtarja e volejbollit për meshkuj mposhti 3-0 Bosnje Hercegovinën në takimin e vlefshëm për eliminatoret e Kampionatit Europian.
Kuqezinjtë e drejtuar nga Jani Melka triumfuan për herë të dytë ndaj kombëtares boshnjake. Shqipëria fitoi 25:16 setin e parë, 25:17 të dytin dhe 25-21 të tretin.
Kjo ishte fitorja e tretë e kombëtares së meshkujve në volejboll në Grupin B, aty ku për momentin renditemi në vendin e dytë, duke lënë pas Maqedoninë e Veriut dhe Bosnjen dhe duke qenë afër kalimit në “Final Four”.
Ndeshja e fundit në grup do të zhvillohet përballë Rumanisë kryesuese në transfertë, sfidë që do luhet më 12 qershor (16:00), teksa një ditë më parë Maqedonia e Veriut do të sfidojë Bosnjen në Sarajevë.