Drejtuesit e kampiones dhe fitueses së Kupës së Kosovës, Dritës së Gjilanit, nuk ndalen me përforcime për edicionin e ri.
Ekipi nga Gjilani kësaj radhe ka rikthyer në radhët e veta volejbollisten e spikatur Fjolla Shabani, e cila ka munguar një kohë për shkak të lëndimit.
Lorik Ilazi, kryetrajner i Dritës, përveç që po e kompleton ekipin edhe po e shton konkurrencën brendapërbrenda kolektivit.
Ilazi i ka objektivat e qarta, të ndërtojë edhe një Dritë edhe më të fuqishme ashtu si i ka hije jo vetëm për garat vendore.
“Fjolla Shabani po kthehet për Dritën tonë duke vazhduar qysh tani të përgatitet që të jetë sa më e përgatitur të ndihmojë Dritën e vet, si në garat ndërkombëtare ku Drita do të marr pjesë si në ato vendore.
Fjolla e cila sa u zgjodh lojtarja më e mirë dhe pa konkurrencë në vitit 2019, ka marrë pikët maksimale thuajse nga çdo trajner, një ditë mbrapa pësoj lëndim shumë të rëndë në gju i cili e largoj nga loja aktive por asnjëherë nga dëshira dhe pasioni për volejbollin.
Fjolla që tani sa ka mbushur 26 vjet por ne opinionin e volejbollit të Kosovës dhe me gjerë njihet mirë duke qenë një nga lojtaret e pozitës qendër, ndër më të mirat të të gjitha kohërave dhe vazhdimisht anëtare e përfaqësueses së Kosovës në të gjitha garat ku Kosova mori pjesë, si dhe pjesë e Dritës me të cilën arriti 3 tituj kampion si dhe shumë Kupa duke qenë titullare.
Në vitin 2016 kur Kosova filloj epokën nëpër garat ndërkombëtare Fjolla në shumë ndeshje u zgjodh lojtare e ndeshjes: si kundër kombëtares së Zvicrës në Zvicër, kundër Kombëtares Suedisë në Suedi e gjithashtu edhe kundër Kombëtares së Estonisë në Estoni.
Kjo është Fjolla…
E sot Fjolla është prapë në familjen tonë. Mirë se vjen në familje “Fjollushë””, njofton KVF Drita.