Volejbollistja prej më të mirave në Kosovë, Elvira Bajraktari, mbetet besnike e klubit Skenderaj.
Sipas klubit, Elvira kishte oferta edhe nga jashtë por mbetet besnike e klubit.
“Klubi ynë falënderon lojtaren e përfaqësueses së Kosovës që ka zgjedhur të vazhdojmë se bashku, përkundër shumë ofertave nga ekipe e Kosovës, e që besa oferta konkrete nga ekipe europiane.
Qëllimi dhe arsyeja e vetme e vazhdimit së bashku është që të sjellim çdo trofe të mundshëm për qytetin tonë të dashur Skenderaj.
Ne të falënderojmë për besimin në projektin e klubit dhe vazhdimin e bashkëpunimit.
Se shpejti do të paraqesim të gjitha lojtaret tjera të cilat do të mbrojnë ngjyrat e klubit tonë”, njofton Skenderaj.
Elvirën nuk e joshin ofertat as nga Evropa duke vazhduar me klubin nga Skenderaj, me synime që të luftojnë për titull.