Selvija në Dritë

Volejboll

Selvija në Dritë

Nga: K.G. Më: 21 qershor 2022 Në ora: 19:18
Selvija në Dritë

Volejbollistja e talentuar, Selvije Bahtiri, ka ndërruar mjedis duke iu bashkuar kampiones së Kosovës, Dritës së Gjiani.

Selvija është paraqitur për Llapin e Podujevës, por oferta e Dritës e bindi që në edicionin e ri të luajë për kampionen. 

Drita ka bërë të ditur se ka firmosur për tre vite me lojtaren. 

“Një ndër lojtaret më të talentuara të Kosovës i bashkohet Dritës.   

Selvie Bahtiri e cila tani është 18  - vjeçare firmos për 3 vitet e ardhshme me KV Drita.

Selvija karrierën si lojtare e filloj te KV Llapi nga Podujeva në moshën 15 - vjeçare, ku shumë shpejt tregoj talentin e saj dhe mori vëmendjen e shumë trajnerëve. 

Selvija vitin që lamë mbas udhëhoqi KV Llapin drejt pozitës së 1-rë ne Ligën e 1-rë, duke qenë gjithmonë lidere dhe një ndër më meritoret e suksesit te KV Llapi.

Selvija talentin e saj e tregoj edhe në Kombëtaren e Kosovës U-19 në kualifikime për Kampionatin Evropian duke qenë një nga të ftuarat e pa konkurrencë ne pozitën e vet dhe gjithmonë faktore dhe titullare në ndeshjet e Kosovës U-19.

Vitet e ardhshme Selvije Bahtiri do të  pjesë e projektit të KV Drita rreth ndërtimit të një ekipi që do synojë fitore edhe garat Evropiane”, njofton KVF Drita.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat