Dyshja e Kosovës Amela Llugaliu/Lyra Pireva triumfon në garën e Kampionatit Rajonal Beach Volley, në Pogradec të Shqipërisë
Çifti, Llugaliu/Pireva, doli fitimtar në Kampionatin Rajonal të volejbollit në rërë në Pogradec, i organizuar nga Bashkia e Pogradecit dhe Federata Shqiptare e Volejbollit.
Këtë edicion morën pjesë tetë skuadra, teksa vashat kosovare treguan paraqitje spektakolare eventualisht për të fituar me plot meritë në mesin e ekipeve që vinin nga Korça, Pogradeci dhe Tirana.
Pireva u shpreh e lumtur në deklaratën pas fitores për 'SOT7':
"Faleminderit për ftesën prej organizatorëve. Normal, jemi ndje mirë dhe, si fituese, akoma më mirë. Kjo na shërben neve si motiv për me vazhdu me pjesmarrje në turne tjerë dhe, pse jo, edhe t'i fitojmë ato", është shprehur ajo.
Federata e Volejbollit të Kosovës uron dyshen për suksesin e arritur dhe duartroket sportivitetin e kompetitivitetin fitues që tregoi në këtë garë.