Klubi më i organizuar në Kosovë, Luboteni i Ferizajt, ka mësuar rivalin për garat evropiane përkatësisht për të 32-tën e finales së Challenge Cup.
Luboteni do të takohet me klubin nga Izraeli, Maccebi Tel - Aviv.
Është interesant se klubi ferizajas është hera e dytë që do të ndeshet me këtë ekip.
“Fakt interesant, hera e dytë që ndeshemi me të njëjtin ekip”, tha Kemajl Luzha, nënkryetar i KV Lubotenit.
Luboteni është i vetmi klub që përfaqëson Kosovën në garat evropiane në volejboll (meshkujt), shembull që duhet ta ndjekin edhe ekprt tjera.
Ferizajasit synojnë paraqitje sa më të mirë në këtë garë.
Ndeshja e parë luhet me 11-13 tetor dhe ajo e kthimit me 18-20 tetor.
Luboteni do të përgatitet për sfidën me izraelitët, me synim që të nxjerrin rezultat sa më të mirë.