Federatës së Volejbollit të Kosovës i shtohen edhe 14 gjyqtarë të rinj!
Të dielën, në kuadër të finaleve të kategorive U16 dhe U14 në konkurrencën e femrave dhe të meshkujve, u zhvillua edhe testimi praktik i 14 kandidatëve për gjyqtarë.
Këta kandidatë kanë dhënë provimin teorik në qershor të vitit të kaluar dhe gjatë gjithë sezonit 2021/2022 kanë ndarë drejtësinë në kategoritë U18, U16 dhe U14, ku kanë fituar përvojë të mjaftueshme.
Me sukses e kaluan provimin para Komisionit Profesional të përbërë nga Ardian Ibraj - Komesar i Garave, Agim Lumi - gjyqtar me karrierë shumëvjeçare dhe Lulzim Gërguri - anëtar i Komisionit të Garave.