Ka përfunduar turneu i grumpshës U22 në Beach Volley, i organizuar nga Federata e Volejbollit të Kosovës (FVK), derisa ishim dëshmitarë të një spektakli të njëmendtë të volejbollit në rërë.
Turneu zuri vend mes datave 29/30 qershor në fushat e "Holiday Resort".
Plot 21 ekipe morën pjesë - 9 në konkurrencën e fremrave dhe 12 te meskujt, teksa u zhvilluan 35 ndeshje në total, duke dhuruar momente spektakolare për volejbolldashësit në proces.
Në konkurrencën e femrave, dyshja fantastike Yllka Jashari/Melirona Avdullahu triumfoi pas mposhti në finale çiftin Dhurata Miftari/Agnesa Koxha
Ishte një ndeshje brilante të shikohej, derisa paraqitje të mira tregoi edhe dyshja Finesa Sylejmani/Vesha Shabani, e cila zuri vendin e tretë.
Medaljet për tri vendet e para te femrat u ndanë nga Komesari i Garave, Ardian Ibraj.
Ishte presidenti i Federatës së Volejbollit të Kosovës, Bahri Gjinovci ai që ndau trofeun për ekipin triumfues, Jashari/Avdullahu.
Sa i përket konkurrencës së meshkujve, dyshja impresive Ermal Maliqi/Erion Bajrami u shpall kampione, pasi u treguan më të fortë në finale ndaj çiftit Enes Shabani/Yll Salihu. Vendin e tretë e zuri ekipi i përbërë nga Rigon Bajrami dhe Eron Murseli.
Medaljet për tri vendet e para te meshkujt i ndau ish-volejbollistja e mirënjohur, Vlora Berisha.
Sekretari i Përgjithshëm i FVK-së, Valon Nikqi ndau Kupën te fituesit Maliqi/Bajrami.