Volejbollisti me prejardhje nga Kosova, Leon Dervishaj, sot debutoi për kombëtaren e Gjermanisë, në ndeshjen e Ligës së Kombeve të Botës.
Gjermania pësoi humbje e rezultat 3:1 (25:21, 25:19, 22:25, 25:18) nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Leoni bëri paraqitje të mirë në fanellën e gjermanëve.
Ai është djali i legjendës së volejbollit të Kosovës, Bujar Dervishaj.
Volejbollisti i ri, Leoni, padyshim se kishte emocione në debutimin e tij në përballje ndaj amerikanëve.
Edhe një sukses i madh për një shqiptar nga Kosova, sidomos në sportin skofiar, ku kemi një numër shumë të vogël që luajnë në nivele të larta.
Prindi i tij, Bujari, ndihet krenar për djalin e tij dhe paraqitjen në nivelin më të lartë.
SHBA renditet në vend të tretë me 20 pikë dhe gjermanët të 11-tin me 7 sosh.