Volejbollistja Zana Jusufi nuk i ndahet klubit Fushë Kosovës, anëtare e Superligës A të Kosovës.
Zana është krenare që po paraqitet për ekipin e Fushë Kosovës, e cila edicionin e kaluar ka qenë hit i elitës së volejbollit.
“Kapitenja vazhdon me ekipin e zemrës!
Zana Jusufi, e cila karrierën si volejbolliste e filloj ne klubin bardhë e kaltër, vazhdon t’i mbroj këto ngjyra edhe për një sezon.
Si organizatore e lojës ka përvojë edhe në ekipe të tjera, por edhe siç është deklaruar publikisht, klubi i zemrës gjithmonë ka mbet Fushë Kosova.
Klubi ka kënaqësine te prezantoj një bashkëpunim të tillë kur dihet sa e rëndësishme është për klubin që gjithmonë të kemi një sinergji mes lojtareve që janë rritur në këtë klub e kanë kontribuar me vite dhe atyre që na bashkohen për suksese te reja”, njofton KV Fushë Kosova.