Trajneri sllovak, Martin Nemec, ka ligjëruar në semnarin e volejbollit në Prishtinë, të organizuar nga Federata e Volejbollit të Kosovës.
Ai u nda i kënaqur me organizim dhe sipas tij, Kosova po vendos themelet e duhura në volejboll.
Nemec ka fjalë të mëdha për sportin skofiar në Kosovë.
“Nuk është rregull që vetëm vendet e mëdha me burime të pakufizuara të ruajnë sportistët e suksesshëm. Vendet si Kosova tashmë po vendosin themelet e duhura për një të ardhme prosperuese në volejboll”, ka shkruar trajneri sllovak në profilin e tij në facebook.
Sllovaku, në profilin e tij ka postuar edhe disa revista dhe broshura, ku shihet edhe krenaria e Kosovës, ish xhudistja e mirënjohur Majlinda Kelmendi,