Në Bukosh të Therandës, ka filluar turneu memorial në përkujtim të volejbollistit nga Theranda, Genc Zyba.
Turneu po përcillet me pjesmarrje dhe interesim masiv, me plot 20 ekipe amatore nga e gjithë Kosova, derisa gjithashtu ndeshjet po luhen në prani të qindra bashkëvendësve të Gencit.
Zyba kishte mbrojtur ngjyrat e Kombëtares së Kosovës në të kaluarën, derisa luajti për vite të tëra te klubi i Therandës, klub te i cili edhe filloi karrierën si volejbollist.
Vdekja e tij e papritur në vitin 2016, ishte humbje e madhe për komunitetin e volejbollit të Kosovës.
Në hapje të turneut mori pjesë anëtari i bordit, Gazmend Husaj dhe sekretari i përgjithshëm i Federatës së Volejbollit të Kosovës, Valon Nikqi, i cili në fjalimin e tij premtoi se ky turne në vitet e ardhshme do të futet në kalendarin e FVK-së.
Nikqi ndau edhe mirënjohjen post mortem për Gencin, të cilën e pranoi babai i tij, Agim Zyba.