Drita e Gjilanit ka pasur një ekip të jashtëzakonshme, duke treguar lojëra të pëlqyeshme në edicionin 1996-1997.
Cilat ishin volejbollistet të asaj kohe, që luanin me sukses?
Makfire Brestovci, Feime Shala, Ganimete Gërbovci etj. emra të njohur të volejbollit gjilanas dhe në Kosovë.
Brestovci ka qenë një buldozer në fushën e lojës!
Tabela me 13 tetor e vitit 1996
Drita kishte shënuar fitore me rezultat 3:0 (15:2, 15:9, 15:10) ndaj Universitetit të Prishtinës.
Gjilanaset demoluan me lojë universitaret, në kuadër të javës së katërt, që u zhvillua me 13 tetor të vitit 1996!
Drita - Universiteti 3:0
Drita: Brestovci, Shala, Zuzaku, Tosuni, Q. Huruglica, L. Huruglica, Gërbovci, Berisha, Keka, Aliu dhe Gashi.
Universiteti: Bytyçi, Jonuzi, Rraci, Rrustemi, Selimi, Beqiri, Berisha dhe Klaiqi.