Publikohet lista e Kombëtares U19, femrat, të Kosovës për Kampionatin Ballkanik.
Ky kampionat do të zë vend mes datave 10-14 gusht, 2022, në Mioveni të Rumanisë.
Grumbullimi bëhet më 24 korrik në 'Hotel Trofta' të Istogut.
Kujtojmë se Kosova U19, femrat, e drejtuar nga selektori Lorik Ilazi, do të jetë pjesë e Grupit A në këtë Kampionat, ku bën pjesë edhe Turqia, Rumania dhe Bullgaria.