Ish volejbollistja Afërdita Sadiku, tani nuk është aktive në sportin skofiar.
Një emër i spikatur, që është lënë në harresë qoftë nga qyteti i Ferizajt qoftë nga Federata e Volejbollit e Kosovës.
Një emër i dëshmuar, në edicionin 2002-2003 luajti edhe për Teutën e Durrësit, po ashtu i takon gjeneratës së sakrificës, disa herë në top 10-shen e më të mirave të volejbollit dhe të qytetit të Ferizajt, sot askush nuk e pyet për vlerat profesionale dhe as që e angazhon në kuadrin profesional!
Ish kryetari i Federatës së Volejbollit të Kosovës, Fejzullah Ademi, një personalitet që i çmon vlerat dhe askujt nuk iu hyn në hak, ka dy fjalë brilante për Afërditën.
“Respekt për volejbollisten, lojtaren shembullore, mëkat që u largua pak herët nga volejbolli aktiv, por sidoqoftë i urojë realizimin e dëshirave në vazhdim”, ka komentuar Ademi.