Kosova U19, femrat, kanë nisur përgatitjet para fillimit të Kampionatit Ballkanik të volejbollit që mbahet nga data 10 deri më 14 gusht në Mioveni të Rumanisë.
Vashat 'Dardane' tashmë kanë filluar përgatitjet nën drejtimin e përzgjedhësit Lorik Ilazi, në Istog.
Përgatitjet po shkojnë sipas planit, derisa ekipi duket në formë të mirë dhe i motivuar për të bërë më shumë në një grup të fortë.
Kosova është pjesë e Grupit A, ku merr pjesë edhe Turqia, Rumania dhe Bullgaria.