Drita e Gjilanit, kampione dhe fituese e Kupës së Kosovës (femrat), i ka të njohur rivalet, që do të luajë në garat ballkanike “BVA Cup Women” në volejboll.
Media e Banjallukës, “Monda.ba”, që drejtohet nga serbët, ka shkruar për garën por çuditërisht Kosovën e fut në thonjëza, edhe një akt i turpshëm i tyre, medium që dirigjohet nga kuzhina e Beogradit.
“Turneu do të luhet nga 21 deri më 25 shtator dhe përveç Banjallukës, për titull do të luftojnë edhe AEK (Greqi), Drita (Kosovë), Rabotniçki (Maqedonia e Veriut), Dinamo (Rumani), Partizani (Serbi)) dhe PTT (Turqi)”, shkruan mes të tjera ky medium.
Nga ana tjetër, kryetrajneri i Dritës, Lorik Ilazi, do të përgatitet për këtë ngjarje të madhe.