Edon Ibrahimi ka ditët më të vështira, nuk e ka të lehtë të ndahet me klubin Fer Volley nga Ferizaj, ku është kryetrajner që nga themelimi.
Burimet brenda klubit ferizajas, thonë për gazetën kombëtare “Bota sot”, se Edoni nuk është kryetrajner i klubit për edicionin 2022-2023.
“Nuk është Edoni kryetrajner i Fer Volleyt për edicionin 2022-2023. Së shpejti do të dihet pse edhe nga vet Edoni”, thotë një zyrtar i lartë brenda klubit, duke mos dhënë asnjë detaj tjetër.
![Image](/media/botasot.info/images/2022/July/30/auto_11659191908.jpg)
Pse po largohet Edoni? Pyetje pa përgjigje! Kryetrajneri që e ngriti këtë klub.
![Image](/media/botasot.info/images/2022/July/30/auto_31659191911.jpg)
Po kush është Edoni me suksese? Me Fer Volleyn është fitues i Ligës së Parë, kampion i Superligës B, nënkampion i Superligës A, si dhe finalist i Kupës dhe Fitues i Kupës së FVK-së.