Shqetësimet janë të mëdha në volejbollin e Kosovës, ka vite që nuk shkojnë gjërat ashtu si duhet dhe nuk trajtohen nga profesionistët!
Një shqetësim të madh e ka shprehur edhe legjenda e volejbollit të Kosovës, Bujar Dervishaj, aktualisht është trajner i Qendrës Nacionale të Volejbollit në Zvicër.
“Çdo person i cili është marrë dhe merret me volejbollin duhet të ketë hapësirën e vet dhe jo i gjithë Komuniteti i volejbollit të udhëhiqet nga 2 apo 3 persona…”, thotë Dervishaj në një intervistë për gazetën kombëtare “Bota sot”.
“Përgjegjësia rreth organizimit të një shkolle, ekipe apo federate të ndahet dhe secili të merr përgjegjësinë e tij. Psh: një trajner të ketë edhe një apo dy asistent të tij e jo një trajner të ketë 20-30 apo 40 fëmijë në një trening plus të merret me pagesa, material etj. etj.”, ka thënë mes të tjera Dervishaj.
Ky është një mesazh i qartë e produktiv nga ana e Dervishajt, për komunitetin e volejbollit dhe Federatën e Volejbollit të Kosovës.