Federata e Volejbollit e Kosovës, njofton se më 1-2 tetor fillon edicioni i ri i në Superligën e Kosovës.
Përveç kësaj kanë caktuar edhe datën kur fillon pjesa e dytë e kampionatit.
“Bordi i FVK-së mbajti mbledhjen e rregullt sot, më datë 01.08.2022, në të cilën mori këto vendime:
1. Aprovoi Raportin e Garave Kombëtare të Beach Volley 2022
2. Aprovoi Raportin e Garave Ndërkombëtare të Beach Volley 2022
3. Vendosi që Kampionati 2022/23 të fillojë si më poshtë:
- Superliga A 1-2 tetor 2022 (sezoni vjeshtor) / 4-5 shkurt 2023 (sezoni pranveror)
- Superliga B 8-9 tetor 2022 (sezoni vjeshtor) / 25-26 shkurt 2023 (sezoni pranveror)
- Liga e Parë 8-9 tetor 2022 (sezoni vjeshtor) / 25-26 shkurt 2023 (sezoni pranveror)
- Finalet e Kupës së Kosovës 15/16 prill 2023
4. Aprovoi Raportin Financiar (TM1)
5. Emëroi Visar Alimehaj në Komisionin Profesional të FVK-së”, njofton FVK.