Pas fitores 3-2 më përmbysje një ditë në parë ndaj Bosnjës, këtë herë mrekullia nuk ndodhi. Kombëtarja e meshkujve në volejboll sot u mund 3-1 nga rivalët boshnjakë, në ndeshjen e dytë që dy ekipet luajtën mes tyre në “Feti Borova”.
Sfida ishte e vlefshme për Grupin G të eliminatoreve të Kampionatit Europian, ku bëjnë pjesë edhe Zvicra e Rumania (helvetët fituan 3-2 ndaj ballkanasve). Pas tri ndeshjeve të luajtura deri më tani, Shqipëria ka një fitore dhe dy humbje, duke mbyllur grupin me 2 pikë.
Ashtu si ndeshja e djeshme, edhe sot Bosnja dominoi në fushë në dy setet e para, të cilat i fitoi me shifrat e njëjta 25-18. Dhe, ashtu si dje, Shqipëria e trajnerit Jani Melka “ringjallet” dhe nis të rikuperojë, duke fituar 25-21 setin e tretë.
Gjithsesi, këtë herë mrekullia dhe përmbysja nuk ndodh, madje disa dëmtime të tjera dëmtojnë edhe më shumë kombëtaren, që nuk ka më të njëjtën forcë. Boshnjakët dominojnë sërish dhe fiton 25-15 setin e katërt, duke e merituar fitoren dhe ngjiten në kuotën e 4 pikëve në grup.
Kalendari i kombëtares
3 gusht, Rumani – Shqipëri, 3-0
6 gusht, Bosnjë/Herzegovinë – Shqipëri, 2-3
7 gusht, Shqipëri – Bosnjë/Herzegovinë, 1-3
10 gusht, Zvicër – Shqipëri (19:30)
13 gusht, Shqipëri – Zvicër (19:00)
20 gusht, Shqipëri – Rumani (19:00)