Pritje e ngrohtë në Vesprem për kryetrajnerin e ri, Edon Ibrahimi.
Ish trajneri i Fer Volley të Ferizajt, mbrëmë zhvilloi stërvitjen e parë me ekipin e ri “Veszpremi Egyetemi Sport Club”.
Ibrahimi është i kënaqur me kolektivin e ri.
Ibrahimi gjatë një këshille
Fillimi paksa ka qenë emocionues e me stres për Ibrahimin, por ajo që e ka fascinuar - mikpritja dhe kushtet e kolektivit.
Ibrahimi
“Si fillim pak në stres pasi gjithçka është e re për mua nga qyteti deri tek stafi, lojtaret dhe gjithçka por pritja ishte shumë e mirë.
Kushtet për punë janë jashtëzakonisht të mira, neve na mbetet të punojmë sa më shumë drejt realizimit të objektivave”, thotë Ibrahimi për gazetën kombëtare “Bota sot”.