Sot është data 9 gusht por klubi i volejbollit Prishtina (femrat) ende nuk e ka zgjedhur kryetrajneri e ri.
Flitet e përflitet se drejtuesit e Prishtinës ka kohë që po mendojnë për një trajner, por ende nuk janë përcaktuar për cilin dhe i cilës gjini do të jetë.
Nuk dihen arsyet ende të kësaj vonese të klubit më të vjetër kryeqytetas të sportit skofiar në konkurrencën e femrave, si duket më shumë është çështje kohe kur do të zyrtarizojnë trajnerin e ri.
Pas largimit të Bahri Gjjinovcit nga pozita e kryetrajnerit dhe e mori postin e kryetarit të Federatës së Volejbollit të Kosovës, ky klub i respektuar nuk po e gjen qetësinë me trajnerët.
A mos vallë, Mehdi Mehmeti po e kërkon një trajner me “kravatë”, pasi ky klub asnjëherë nuk e ka pasur një të tillë dhe kjo po e zvarrit vendimin e tyre.
Sipas burimeve të afërta me klub, nuk përjashtohet as kjo mundësi.
Nëse nuk e gjen trajnerin apo apo trajneren adekuate, së fundit vet do t’i përvishet kësaj zeje.