Në Munih po mbahet Kampionati Evropian në beachvolley për meshkuj dhe femra, por Kosova nuk është pjesë e kësaj gare të madhe.
Vashat e Kosovës, janë nënkampione të Ballkanit, por nuk marrin pjesë në Kampionatin Evropian që ka filluar dje.
Cilat janë arsyet që Kosova nuk është pjesë e garës më të madhe të Kontinentit të Vjetër?
Valon Nikçi, sekretar i përgjithshëm i Federatës së Volejbollit të Kosovës, tha se strategjia e federatës është e fokusuar me grupmosha të reja.
“Asnjëherë me senior nuk kemi marrë pjesë në Kampionatin Evropian.
Paraqitje ekipeve bëhet shumë më herët dhe këtë nuk e kemi planifikuar.
Paraprakisht luhen kualifikimet për të arritur të pjesa finale e Kampionatit Evropian.
Strategjia e federatës është me filluar me grup-mosha të reja, tani me seniorë”, tha Nikçi për gazetën kombëtare “Bota sot”.
Beachvolley i Kosovës me senior (femra e meshkuj) ende nuk e ka shijuar çfarë do të thotë të luash në një ngjarje të madhe, mbesin me shpresë se një ditë kjo ëndërr do t'ju bëhet realitet!!