Shqipëria e volejbollit të meshkujve do të mbyllë sot pjesëmarrjen e saj në fushatën e eliminatoreve të Kampionatit Europian.
Kuqezinjtë e sportit të rrjetës do të përballen në orën 19:00 me Rumaninë në sallën “Feti Borova”, takim i vlefshëm për Grupin G.
Një ndeshje që do të ketë më tepër vlerë statistikore për kombëtaren e trajnerit Jani Malka, që shpreson shmangien e vendit të fundit në grup.
Megjithatë, Shqipërinë nuk e pret aspak një sfidë e lehtë, pasi rumunët renditen të parët në grup dhe vijnë në Tiranë për të hipotekuar kualifikimin.
Një fushatë eliminatoresh e komplikuar për Shqipërinë, që në pesë takimet e zhvilluara regjistron një fitore dhe katër humbje.