Kosova U18, femrat, zhvillon ndeshjen e parë në Kampionatin Evropian në Beach Volley!
Kombëtarja U18 e Kosovës, femrat, ka zhvilluar sot ndeshjen e parë në kuadër të Kampionatit Evropian të volejbollit në rërë, i cili po zhvillohet në Lutraki të Greqisë.
Dyshja Megi Bislimi/Rrezelindë Thaçi u mposht nga çifti rumun Miu/Keresztesi në përballjen e parë, me rezultat 2:0 (21:6, 21: 4).
Ndeshjen e radhës "Dardanet" e zhvillojnë kundër rivaleve ukrainase Nitsenko/Sheremetieva, sot, me fillim nga ora 15:20.