Trajneri i volejbollit, Lend Hasimja mbyll me sukses trajnimin sporti për zhvillim në Shkup
Lendi ka qenë pjesë e këtij trajnimi i cili ka për synim që pjesmarrësit të mësojnë nga eksperiencat e njëri-tjetrit dhe të implementojnë sportin për zhvillim (Sport for Development) nëpër botë.
Në këtë trajnim morën pjesë trajnerë nga Shqipëria, Mqedonia e Veriut, Bosnja dhe Hercegovina, Gjermania, Spanja, Serbia, Etiopia Uganda e Kenia.
Pjesmarrësit ishin të sporteve të ndryshme. Sporti për zhvillim është një koncept i ri, i cili nënkupton përdorimin e sportit si vegël për zhvillimin e aftësive socializuese, punës në grup dhe lidershipit, te fëmijët dhe të rinjtë.